Disa trajnerë u dalluan në fazën e parë të Superligës shqiptare këtë sezon, por besohet se më i miri mund të cilësohet Gentian Mezani i Laçit. Vlonjati i ri flet për suksesin dhe për planet e tij, në një intervistë për ABC News-in.
Kjo ishte kartolina më e mirë për fundvitin.
Një fitore ndaj Skënderbeut është reklama maksimale për një trajner dhe një skuadër shqiptare, dhe këtë e bëri Gentian Mezani me Laçin e tij.
Trajneri vlonjat, edhe pse vetëm 36-vjeçar, mund të cilësohet si numri 1 I stolit për fazën e parë të sezonit në Superligë.
Vendi i tretë në renditje, vetëm 1 pikë larg Flamurtarit, me një ekip me djem të rinj, është diçka që kërkon zotësi të madhe, padyshim edhe fat.
A po mendojnë të paktën për kupat europiane në Kurbin?
Çfarë notash i vendos ai lojtarëve të tij të rinj?
Çfarë përforcimesh mendon trajneri se mund të afrojë në janar?
Laçi është përvoja e parë e Mezanit jashtë Vlorës.
Sa e vështirë ishte për të si vlonjat dhe trajner i ri?
Lojtarët laçianë do të punojnë në mënyrë individuale këto ditë, ndërsa në 3 janar nis faza përgatitore, edhe pse nuk është vendosur ende nëse do të jetë në Shqipëri apo jashtë saj.