Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

schedule17:40 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 17:40 - 7 Dhjetor, 2022

Gent Ibrahimi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka mbledhur 88.38 pikë, kundrejt 88.22 të Arta Vorpsit dhe 82.66 të Arta Markut.

Ibrahimi ka qenë në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që nga viti 2018.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:

  1. Genti Ibrahimi  88.38 pikë
  2. Arta Vorpsi 88.22 pikë
  3. Arta Marku 82.66 pikë

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që:

  • Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

/abcnews.al