Ndonëse ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, Genta Ismajli nuk është shkëputur nga angazhimet profesionale. Këngëtarja e famshme ka zbuluar se do të publikojë projektin e ri muzikor që do të publikohet me 20 Janar.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh. Lajmin e ka konfirmuar vetë Genta përmes një postimi në rrjete sociale. Këngëtarja zbuloi pak javë më parë se do të bëhet nënë e binjakëve.
Ajo publikoi një fotografi të ekos së fëmijëve duke bërë me dije se binjakët do të vijnë në jetë në Janar.
/abcnews.al