Gent Fatali flet për të dashurën: Ajo vjen tek shtëpia për çaj

schedule17:27 - 20 Prill, 2019

schedule 17:27 - 20 Prill, 2019

Këngëtari Gent Fatali i ftuar në “Thumb”, ka folur për këndën e tij të fundit si dhe për projektet e së ardhmes. Por mesa duket më interesantja e intervistës është se  Kilda ka mundur të zbulojë se Genti është në një marrëdhënie.

Kilda: Ore Genti me jetën tënde çfarë bëhet? Nxjerr foto dhe është marr vesh që je i lidhur por t’i asgjë nuk ke nxjerr nga goja jote.

Genti: Për çfarë fotoje e ke fjalën sepse të qartësojmë gjërat.

Kilda: Me gocën e hallës…

Genti: Po çfarë të them.

Kilda: Është zgjedhja e Rozafës që të mos prononcohet për media, apo Genti kështu do që ta bëjë jetën e tij private?

Genti: Kur e thua këtë fjali i bie që Genti është i lidhur me Rozafën dhe se Genti nuk e ka Rozafën çikë të hallës.

Kilda: Njerëzit kështu kanë thënë?

Genti: Ku i keni faktet, pse të mos bëhet trend me hedh foto me gocën e hallës.

Kilda: Ndër këto vite Genti nuk ka hedh ndonjë gocë hallë?

Genti: Ka hedh por ka qenë me gocë tjetër halle.

Kilda: Sa halla paske ti? Mami hoj çfarë mendimi ka?

Genti: Nuk e di nuk e kam pyet se çfarë mendimi ka.

Kilda: E njeh gocën e hallës?

Genti: E njeh e njeh vjen tek shpija jonë për çaj.

Kilda: Po t’i ke shkuar tek shtëpia e gocës së hallës?

Genti: Po po si jo.

Kilda: Të qenka vënë laku në grykë më duket?

Genti: Nëse është lak në fyt është lak në fyt me dëshirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!