Genoa shkarkon trajnerin, “legjenda” franceze pranë stolit të “Kuqebluve”

schedule18:08 - 19 Nëntor, 2024

schedule 18:08 - 19 Nëntor, 2024

I siguroi skuadrës rikthimin në elitë, mirëpo duket se nisja katastroike e këtij sezoni i ka kushtuar shumë tekniku të Genoa.

Ish-“bomberi” Alberto Gilardino i ka dhënë “lamtumirën” stolit të “Kuqebluve” italianë, me klubin që njoftoi mesditën e kësaj të marte shkarkimin e 42-vjeçarit, pas nisjes katastrofike të këtij sezoni, ku pas 12 javëve të para të kampionatit ka siguruar vetëm 10 pikë, teksa pozicionohen në vendin e 17-të të renditjes.

Një ndikim i madh në formën e klubit duket të ketë edhe largimi i “yjeve” të sezonit të shkuar, Matteo Retegui e Albert Gudmundsson, megjithatë klubi ia ka “faturuar” gjithçka teknikut, i cili ka lënë mënjeherë detyrën.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane dhe gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, në stolin e “xhenovezëve” do të vijë ish-“ylli” i mesfushës, Patrick Vieira, me francezin që më herët në karrierën e tij ka udhëhequr skuadra si New York City, Nice, Crystal Palace e Strasbourg. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!