Genoa “largon” Atalantën nga zona Champions, Pellegrini shpëton Romën nga humbja

schedule20:36 - 13 Mars, 2022

schedule 20:36 - 13 Mars, 2022

Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Genoan. Një ndeshje pa shumë histori mes dy skuadrave të cilat nuk rrezikuan asnjëherë portat kundërshtare.

Një barazim që e largon skuadrën bergamaske nga zona e Champions Leagues, pasi tashmë ndodhen 8 pikë pas Juventusit që mban aktualisht vendin e 4-të në Seria A.

Atalanta vazhdon ecurinë e saj negative në Serie A  dhe qëndrojnë në vendin e gjashtë në kuotën e 48 pikëve. Sakaq, Genoa vazhdon të qëndrojë në vendin e parafundit në kuotën e 19 pikëve.

Edhe sfida tjetër mes Romës dhe Udineses është mbyllur në barazim 1-1. Djemtë e Jose Mourinhos i shpëtoi në fund Pellegrini nga humbja i cili në minutat e fundit të takimit arriti të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë Udinese shënoi që në minutën e 15-të me anë të Molina, që i dha edhe avantazhin vendasve. Kështu të dyja ekipet ndanë nga një pikë, ndërsa Roma ngjitet në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Atalanta. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!