Gënjeu për orientimin seksual për famë? Reperi i njohur reagon ndaj akuzave

schedule19:36 - 21 Prill, 2021

schedule 19:36 - 21 Prill, 2021

Lil Nas X ka reaguar ndaj akuzave se ka mashtuar duke pretenduar se është homoseksual për famë. Reperi, që po qëndron në krye të toplistave me këngën më të fundit “Montero (Call Me By Your Name)” që publikoi muajin e kaluar, argumentoi pse teoria e përdoruesve të rrjeteve sociale nuk qëndron.

“Të gjithë duan të thonë se jam homoseksual për sukses, por nuk mund të përmend 5 artistë të suksesshëm homoseksualë në 10 vitet e fundit për të shpëtuar jetën tuaj.”, shkroi ai. “Nuk po kundërshtoj askënd. E pranoj faktin që zakonisht nuk jemi aq të suksesshëm sa kolegët tanë.”, shtoi ai.

 

“Montero (Call Me By Your Name)” ka qenë kënga më e dëgjuar në të gjithë botën për dy javët e fundit. Megjithatë ka patur shumë polemika rreth këngës, pjesërisht për shkak të imazheve fetare të përdorura në videoklipin e saj. Reperi ka nxjerrë në treg gjithashtu atletet “Satan Shoes”, me një pentagram bronzi, një kryq të përmbysur dhe me gjak të vërtetë njeriu. /abcnews.al

lil nas