Gënjeshtrat dhe statistikat që manipulojnë historinë

schedule10:25 - 14 Tetor, 2020

schedule 10:25 - 14 Tetor, 2020

History Today

Në histori, nuk ka armë më  të fuqishme se statistikat e sakta. Çdo fakt mund të bëhet që të duket më i besueshëm dhe çdo e vërtetë mund të bëhet që të duket edhe më e vërtetë, thjesht duke e lidhur me një statistikë.

Problemi është se këto shifra mund të jenë, dhe shpesh janë, të ndërtuar vetë. Ndoshta fusha më e abuzuar e studimit është ajo e Luftës së Dytë Botërore dhe pasojave të saj, ku statistikat manipuloheshin, vuloseshin në varësi të agjendës personale ose politike të personit në fjalë.

Në të kaluarën, versione të tilla alternative të historisë do të botoheshin në dokumentacione – por në ditët e sotme ato ka më shumë të ngjarë të publikohen në faqet e internetit.

Disa nga statistikat që qarkullojnë në internet sot janë absurde. Për shembull, ka dhjetëra faqe në internet që pretendojnë se 3 milion të burgosur gjermanë të luftës, dhe 3 milion civilë gjermanë, u vranë si shenjë  hakmarrje pas Luftës së Dytë Botërore.

Nuk është rastësi që këto shifra janë deri në 6 milion, që saktësisht barazohet me numrin e hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit, transmeton abcnews.al

Mbështetësit më entuziastë të këtyre statistikave të dyshimta janë sigurisht ekstremi i djathtë – sepse, në logjikën e tyre, 6 milion gjermanë të vdekur përfaqësojnë borxhin nazist.

Është e panevojshme të thuhet,se statistika  të tillë janë plotësisht marrëzi. Ata vijnë nga burime të qeverisë gjermane në vitet 1950, të cilat kishin shumë arsye për manipulimin e statistikave. Studiuesit modernë gjermanë mendojnë se numri i vërtetë i viktimave civile pas luftës ishte më shumë se gjysmë milioni, dhe numri i viktimave midis të burgosurve të luftës ishte rreth një milion.

Nuk janë vetëm gjermanët apo ekstremi i djathtë ata që bëjnë manipulime të tilla. Disa italianë ende pretendojnë se 300,000 fashistë u vranë si shenjë hakmarrje pas luftës; dhe disa francezë pretendojnë se mbi 100,000 bashkëpunëtorë u vranë nga partizanët komunistë.

Nacionalistët polakë dhe ukrainas zakonisht kanë manipuluar numrin e njerëzve të vrarë. Qeveria që erdhi në pushtet pas Titos rriti me rreth 700,000 numrin e të viktimave nga lufta, sepse kjo i lejonte ata të kërkonin më shumë dëmshpërblime nga Gjermania.

Dhe Sovjetikët i ekzagjeruan humbjet e tyre nga lufta, në mënyrë që të kërkonin kompensim nga Europa Lindore. Pas luftës të gjithë kishin një axhendë – zbulimi i së vërtetës ishte shumë poshtë listës së tyre të përparësive.

Fatkeqësisht, historianët gjithashtu mund të tundohen nga ideja për të ekzagjeruar statistikat reale.  Ndonjëherë kjo është për arsye politike – për shembull, David Irving pretendoi se shumë se 100,000 civilë vdiqën në bombardimet e Dresdenit, kur numri i  dokumentuar nga autoritetet lokale në atë kohë ishte më pak se një e katërta e kësaj. Ndonjëherë është për arsye dramatike – për shembull, është shumë është shumë më mirë të pretendosh se një milion të burgosur gjermanë të luftës u lanë të vdisnin nga uria nga ushtria amerikane sesa të zgjedhësh të thuash se vdiqën vetëm katër ose pesë mijë.

Të kërkosh dhe zbulosh rreth kësaj është një nga gjërat më interesante, por edhe të pakëndshme që duhet të durojë çdo historian.

Ndonjëherë kemi një pasqyrim të bukur: një studim i shkruar nga një autor pa paragjykime ekstreme politike ose kombëtare, në të cilin të gjithë shifrat mbështeten në prova të qarta dhe të dhëna statistikore.

Sidoqoftë, , dikush e gjen veten dëshmitar të mosmarrëveshjeve të ashpra, ku statistikat përdoren si armë   – sa më e madhe, aq më mirë, në një betejë midis racave, midis kombësive, ose midis të djathtës dhe të majtës. Në një atmosferë të tillë është për t’u habitur që statistikat e vërteta lihen gjithmonë anash. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!