Edhe Gerard Pique e ka provuar qelinë dhe kjo ka ndodhur për shkak të alkoolit të tepërt. Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka rrëfyer gjithçka dhe ka zbuluar edhe se si shpëtoi.
“Isha i skuqur kur më ndaloi policia. Ishte viti përpara se të të lëvizja te Barcelona. Bëra testin e alkoolit dhe më pas e gjeta veten në fugonin e policisë për në burg. Karriera ime ishte duke shkuar për dreq dhe në atë moment mendova ‘çfarë dreqin po ndodh?’.
Ata më dhanë një çantë që të vendosja gjithçka kisha dhe më dërguan në një dhomë. Më pas polici u largua për një moment. Isha i dëshpëruar. Kisha disa monedha të mbetura, kisha dëgjuar se po t’i gëlltisje monedhat nuk dilje pozitiv dhe ashtu bëra.
Shpëtova për mrekulli, por nuk e di nëse ndodhi nga monedhat. Në vend që të shkoja në shtëpi, mora taksi për në kazino”, ka rrëfyer Pique për “The Wilde Project”. / abcnews.al