Luiza Gega fitoi garën e 10 kilometrave në Ditën e Vrapimit në Vlorë. Kampionia e Europës u shpreh e lumtur që mori pjesë në këtë aktivitet, ashtu si edhe maratonisti i njohur veteran, Sotir Qirjaqi.
Për tretin vit me radhë në Vlorë ditën e sotme u mbajt Dita e Vrapimit, me pjesëmarrje masive, dhe me disa emra të njohur. Rreth 400 pjesëmarrës shqiptarë dhe të huaj nga Europa ishin në konkurrim në aktivitetin “Vlora Vrapon”, ku spikati kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega.
Në konkurrimin për veteranët ishte edhe maratonisti I shquar shqiptar, Sotir Qirjaqi. Ndërkaq, fituesi i garës 10 km u shpall pikërisht Luiza Gega. /abcnews.al

