Gega-Al Ramtha, Thaqi zbulon prapaskenën: Si dështoi marrëveshja

schedule12:44 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 12:44 - 4 Dhjetor, 2019

Skënder Gega dhe Al Ramtha ishin shumë pranë firmës, por në fund për detaje të vogla gjithçka ka rënë poshtë. Trajneri kampion me Partizanin fluturoi drejt Jordanisë për të nënshkruar, ndërkohë që zyrtarizimi mungoi. Në stafin e tij do të ishte edhe Arsim Thaqi, i cili ka zbuluar edhe atë çka ndodhi.

“Marrëveshja ishte shumë afër. Ata ishin të interesuar, madje në aeroport na kanë pritur me lule. Në Jordani kemi qëndruar pesë ditë, por nuk nënshkruam kontratë. Kjo pasi ne kërkuam që të qëndrojmë në kryeqytetin e Jordanisë (Oman) dhe të udhëtojmë me vetura për stërvitje (1 orë e 20 minuta larg me veturë)”, tregon Thaçi për “Zëri.info”.

Arsim Thaqi, duke drejtuar një seancë te Prishtina

Më tej ai shton: “Zyrtarët e Al Ramtha kërkuan që ne të qëndrojmë në qendrën stërvitore të klubit, pasi në Oman ishin edhe ekipet rivale të tyre. Ata pretendonim se mund të ndodhte diçka. Ne nuk pranuam të qëndrojmë në qendrën e tyre stërvitore”.

“Presidenti dhe zyrtarët e klubit e ndërruan edhe ofertën financiare që të na bindin, mirëpo ne vendosëm që të kthehemi. Oferta financiare ka qenë shumë e mirë, por ne nuk qëndruam”, tregon Thaqi, i cili ishte programuar si krahu i djathtë i Gegës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!