Gdhendi në gurë Vasiliqinë/ Urim Arapi një jetë me daltë e çekiç në duar

schedule20:22 - 1 Korrik, 2023

schedule 20:22 - 1 Korrik, 2023

 

Në Konispol e njohin si mjeshtër të punimeve me gur e dru. Urim Arapi është 80 vjeç. Puna nuk e lodh as në këtë moshë.

Çdo ditë e gjen në punishten e tij, me daltë e çekiç në duar duke iu dhënë formë gurëve e druve. Zanatin e nisi në rini.

Në diktaturë tregon se bashkë me një mik të ngushte u arratis nga Shqipëria drejt Greqisë.

Nuk qëndruan dot larg familjes dhe vendosën të riktheheshin në Shqipëri edhe pse të vetëdijshëm për pasojat që i prisnin.

Pavarësisht presionit të hetuesve nuk i treguan emrat e atyre që i ndihmuan të kalonin kufirin. Arratisja i kushtoi jo pak por 7 vite burg.

As pas hekurave nuk hoqi dorë nga pasioni. Tregon se punimet e tij befasuan oficerët e komandantët. Pas 7 vitesh burg fitoi lirinë.

Ka realizuar shumë punime, por më i veçanti për të mbetet skulptura e Vasiliqisë që ja kishte kërkuar një mjeshtër nga Filati, vend ku ka lindur edhe Vasiliqia e Ali Pashë Tepelenës.

Punishten e Urimit e njohin të gjithë në Komispol. Thotë se atje shkojnë shqiptarë e të huaj për të blerë veprat apo objektet e realizuara nga ai.

Tradita e punimeve në dru dhe gur dikur shumë e përhapur në Shqipëri është zbehur me kalimin e viteve por Urimi thotë se sa te ketë jetë nuk do ndalet se ushtruari mjeshtërinë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!