Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës:  Po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm

schedule15:34 - 5 Nëntor, 2019

schedule 15:34 - 5 Nëntor, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për prokurorin Arjan Ndoj.

Rama më herët mbështeti punën e policisë, ndërsa theksoi se “do i nxjerrin uji e zi”çështjes.

Lidhur me këtë Bardhi ka renditur zyrtarët socialistë të lakuar në botën e krimit, ndërsa shton se “ujin e zi” RAma po ua nxjerr vetëm qytetarëve.

Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës.

Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Tom Doshit e Vangjush Dakos, që janë në listën e zezë të SHBA, por sot, njërit i ka dorëzuar pushtetin në Shkodër, tjetrit në Durrës.

Kush e pengoi Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit që i kandidoi në votimet e 30 Qershorit dhe i mbrojti deri në fund?!

Kush e detyroi Edi Ramen ta mbrojë Rrahman Rrajen dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës.

Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes.

Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm.

Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrupsioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë.

Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama”, shkruan Bardhi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!