Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gazment Bardhi: Ramën nuk e besojnë as vartësit e vet

schedule19:43 - 5 Shkurt, 2020

schedule 19:43 - 5 Shkurt, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reagur sërish për nismën anti-KÇK.

Përmes një postimi në Fscebook, Bardhi shprehet se “Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar”.

Nurmi dy i demokratëve shton më tej se Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi, ndërsa thekson se në 2010 ankimoi në Kushtetuese ligjin Anti-mafia.



Komenti i plotë:

Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me tëitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes!

Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!