Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video të kryeministrt Edi Rama, të pak kohëve më parë.
Në një emision televiziv Rama është shprehur se mezi e pret ligjin e dekriminalizimit për të parë se kush janë kriminelët. Ndërkohë, numri dy i demokratëve shprehet se kryeministri është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.
Mesazhi i Gazment Bardhit:
Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.
5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin.
Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës.
#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama
/abcnews.al