Gazmend Koduzi: Në Shqipëri sistemi mjekësor i varfër, nuk ka politika motivuese për personelet mjekësore

schedule20:50 - 23 Prill, 2020

schedule 20:50 - 23 Prill, 2020

Përfaqësuesi i PD-së Gazmend Koduzi këtë të enjte në një intervistë për Abc News ka komentuar kushtet në të cilat punojnë mjekët dhe fakti se pse ato janë më të prirur që të largohen.

Në një bisedë në studio me Mirela Milorin, Koduzi është shprehur se në kuadër të një studimi për të parë kushtet që i detyrojnë mjekët që të largohen nga Shqipëria janë të shumta.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon që ka kaq shumë profesionistë të larguar për shkak të kushteve të punës dhe gjëndjes ekonomike.

“Nuk është vetëm rroga, por ka edhe elemtë të tjerë. Ne kemi bërë një studim me fokus grupe me 6 mjek të rinj dhe 6 mjek me ekeperiencë të cilët kishin më shumë syim për karrierën e tyre ndërsa mjekët e rinj janë ato që këjkojnë më shumë kushte për arritjet e tyre profesionale”, tha Koduzi.

Pjesë nga biseda:

Ka një lloj politike siç është ajo e mjekëve të rinj që mbarojnë në tiranë ju jepen një bonus për të punuar në rrethe

Nuk është çështja e mbështetjes vetëm për një mjek por për një ekip. Ka një teori që është ajo e Ajsbergut për elementë që japim kënaqësi në punë dhe të gjitha janë pjesë e brendshme, ndërsa pakënaqësia ka të bëjë me statusin social, me kushtet që punojnë., Në fokus grupe ne këtë matje jemi përpjekur që të bëjmë.Nëse statusi jot social nuk është i mirë, në 2014-2015 mjekët shiheshin si armiq. Ndërkohë një mjek është shprehur se duke qenë sa na shihnin si armiq dhe ne thjesht duhet ti shpëtojmë. Ne gjithmonë kur kemi nevojë për mjekun i drejtohemi.

Si është Shqipëria me vendet e rajonit ?

Të dhënat thuajse janë të njëjtja vetëm me disa ndryshime të vogla, siç mund të marrim rastin e Serbisë që ishin të ndaluar të merren në punë, në Maqedoninë e Veriut ishte rroga, në Shqipëri ishte kushtet e punës, ngritja profesionale dhe ana ekonomike. Ndërkohë mjekët që ishin jashtë thoshin se ishin të kënaqur me punën e tyre, ndërsa në Shqipëri ka një mungesë pëlqimi për profesionin e mjekut.

Duke patur parasysh studimin e bërë nga ju si duhet të procedohet për ti mbajtur mjekët?

Një nga pyetjet për çafrë mjekët do të kthehen në Shqipëri është se ato do të thonë njohuritë që ato kanë, mirë administrimi i institucioneve politikat mjeksore. Pyetjet se për çfarë rroge nuk do iknin  ishte për dyfish, për 50 % të rrogës që po ti përmbledh në mënyrë të thejshtë është mënyra se si funksionojnë institucionet shëndetsore në vendin tonë, që drejtohen nga persona që nuk janë profesionistë, m und të jet një inxhinier, mund të jetë një oficer, duhet të vendosen menaxherë të shëndetsisë. Sistemi shëndetsor në vendin tonë është shumë i varfër. Spitali kështu siç funksionon mund të ikë më keq gjendja.

Me situatën që jemi sot dhe duke asur parasysh mundësitë që kanë çfarë do të ishte një politikë afatshkurtër për të kthyer dinjitetin e tyre në punë?

Ne jemi në një botë të hapur, kanë mundësi që të aplikojnë dhe për punë çështja është ikin vetë apo përzihen dhe mjekët janë pjesë e kësaj kategorie. Zgjidhje afatshkurtër nuk ka pasi shëndetsia është një sektor që politikat i merr sot dhe pas 2-3 vitesh japin dhe efektin e tyre. Në këtë situatë që jemi ato asa afatshkurtre janë shumë banale. Ne kemi një numër të madh personeli mjeksor që janë infektuar, u tha se do të merrnin një bonus por që më pas u thjeshtua se do jepej vetëm për mjekët e vijës së parë të ato të vijës së parë te Infektivi por që nuk janë vetëm këto më të rrezikuarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!