Gazjellësi rus përballet me pengesa të mëdha mes tensioneve mbi Ukrainën

schedule17:40 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 17:40 - 22 Dhjetor, 2021

Gazsjellësi Nord Stream 2 që synon të furnizojë me gaz Evropën nga Rusia, ndeshet me probleme. Gazjellësi që kundërshtohet nga Ukraina, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, është në pritje të miratimit nga Gjermani dhe Bashkimi Evropian, për të anashkaluar vendet e tjera, duke sjellë gaz direkt në Evropë.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthoni Blinken, ka thënë se gazi nuk do të fillojë të transportohet nëse Rusia ndërmerr ndonjë sulm kundër Ukrainës.

Zyrtarët gjermanë janë treguar më të matur, por thonë se agresioni rus do të kishte kosto të larta për Moskën.

Evropa ndërkohë përballet këtë dimër me mungesa gazi dhe çmime në rritje.

Gazjellësi do të dyfishojë sasinë e gazit nga firma ruse Gazprom për në Gjermani, përmes një tubacion nën Detin Balltik, duke shmangur linjat ekzistuese përmes Polonisë dhe Ukrainës.

Kritikët thonë se kjo shton ndikimin rus në Evropë, vë shtetet evropiane kundër njëri-tjetrit dhe i mohon Ukrainës të ardhura kyçe financiare nga tranziti.

Për momentin procesi i miratimit është pezulluar. Gjermania thotë se do të miratojë leje vetëm për një kompani gjermane. Nord Stream 2, me seli në Zvicër, që funksionon si filial i Gazpromit rus, po krijon një degë të re për Gjermaninë. Vendimi nga autoritetet gjermane pritet në vitin 2022 dhe më pas duhet të rishikohet nga Bashkimi Evropian./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!