Gazi i lëngshëm, pa akcizë për prodhuesit/ Balluku: Ulen kostot e prodhimit për biznesin

schedule17:16 - 3 Maj, 2024

schedule 17:16 - 3 Maj, 2024

Gazi i lëngshëm për prodhuesit shqiptarë do të jetë pa akcizë. Kjo u bë e ditur nga zëvendës kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës në një tryezë të përbashkët me grupet e interesit. Balluku u shpreh se është vendosur ndër të tjera edhe mundësia e importimit të lëndëve djegëse alternative pjesë e listës së gjelbër.

Zëvendës kryeministrja tha se kjo lehtësi fiskale u jepet bizneseve prodhuese për t’i bërë më konkurrente në rajon.

Gjatë fjalës së mbajtur zëvendës kryeministrja kërkoi që të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore që u vijnë në ndihmë prodhuesve shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!