Gazetarja tregon hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s, sjell librin e ri bazuar në dokumentet osmane

schedule12:19 - 1 Nëntor, 2024

schedule 12:19 - 1 Nëntor, 2024

Drejtorja në Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe gazetarja, Rezarta Delisula ka botuar një libër me titull ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”.

Ajo ka treguar në ‘ABC e Mëngjesit’ se si erdhi shkrimi i këtij libri, në të cilin tregohen hasmëritë mes fiseve Toptani dhe Jella.

Sakaq, Rezarta ka pranuar që kur ka vendosur të botojë këto dokumente osmane, është hapur me kundërshtime se pse i është kthyer konflikteve të së shkuarës.

“Unë kërkoj gjithmonë për Tiranën dhe jo ekzakt për hakmarrjen. Këto dokumenta dolën rastësisht dhe nga gjë më bëri përshtypje fjala ‘gjakmarrje’, thash të kërkoja dhe çik më shumë. Edhe u bën dokumentet, sa për të kuptuar se çfarë po ndodhte në Tiranë, nëse ishte gjakmarrja apo nuk ishte e vërtetë. Edhe rezultoi që kishte një lloj gjakmarrje, por jo nga këto tipiket që nisin për një fjalë goje, për motive banale, por më shumë lufta për pushtet, kush do e dominonte Tiranët.

Unë vendosa t’i botoja këto 20 dokumente, për të sjellë një pjesë të panjohur të qytetit, që pse mos ta kemi të dokumentuar dhe të botuar diku. Shumë më pyesnin pse i kthehesh këtij konflikti dhe unë mendoj që mirë është që këto histori të dalin”, tha ndër të tjera Delisula./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!