Gazetarja tregon emrat: Mund të zbardhen ngjarjet kriminale që kanë ndodhur pas 2005

schedule17:57 - 14 Shtator, 2023

schedule 17:57 - 14 Shtator, 2023

TIRANË- Krime të rënda të mbetura ndër vite pa autor, si vrasje apo zhdukje personash, sot kanë një mundësi që të zbardhen. Këto dosje të arkivuara janë vendosur në fokus të punës së Policisë Shkencore.

Gazetarja e kronikës në ABC News, Etleva Delia u shpreh se ngjarjet që kanë ndodhur pas 2005, kanë gjasa të zbulohen pasi janë mbledhur informacione që lidhen kryesisht me ADN-në dhe që ruhen në arkivat e Policisë Shkencore.

“Në Policinë e Shkencore ka një arkiv, që janë të mbledhur informacionet që nga viti 2005, dhe në vazhdim. Ngjarjet që kanë ndodhur para këtij viti  kanë disa shanse më të vogla që të zbardhen. Ato që besoj unë që do kenë shansin dhe të gjenden autorët, janë pas vitit 2005. Bëhet fjalë kryesisht për vrasje, por edhe persona të zhdukur. Për personat e zhdukur, policia ka bërë të mundur që të marrë kampione tek familjarët”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Deliu listoi disa ngjarje kriminale, të cilat mund të zbardhen nga Policia Shkencore dhe autorët përgjegjës të vihen para përgjegjësisë ligjore.

“Ngjarjet më të rëndë, që kanë pasur një impakt në shoqëri. Që nga vrasja e studentes Kozeta Hyseni, në Qytetin Studenti.  Ajo është vrarë para vitit 2005 , që është formuar arkiva me të dhëna, pro që është rihetuar dhe që dosja është pezulluar në 2005. Bëhet fjalë për ngjarje, që ishte shumë e rënda. Ajo u godit me gurë prapa koke dhe mbeti i vdekur në trotuar. Ishte vajza e një prokurori nga Vlora dhe gjithçka lidhej me detyrën e të atit. Është vrasja e Sali Tivarit, kryetarit të Komitetit Mysliman Shqiptar. Vraja e biznesmenit Florian Vila, që edhe ajo mbetet ngjarje pa autor. Pastaj për të ardhur tek vrasja e deputeti socialit Fatmir Xhindi. Apo dhe vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, vrasja e Artan Santos dhe të tjera ma radhë”, theksoi gazetarja Deliu./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!