Në emisionin “Real Story”, në ABC News gazetarja Dasara Karaiskaj, tregoi bisedën që ka bërë me vajzën e tezes së Parashqevi Simakut. Gazetarja tregoi se vajza e tezes, i ishte shprehur se nënës së Parashqevi Simakut i vinte turp që ta kërkonte, në emisione.
Historia e Parashqevi Simakut ka sjellë reagime të mëdha në shoqëri, për shkak të gjendjes së saj të vështirë në të cilën tregohej në disa video të publikuara në rrjete, në situatë të vështirë.
“Në një bisedë me vajzën e tezes së Parashqevi Simakut, e pyeta përse nuk e keni ndihmuar? Përse nuk e keni kërkuar. Ajo më tha që kemi lutur mamanë të shkonte në emisione, por ajo shprehej se kishte turp. Kujtojmë që ai sistem kishte grabitqarët e vet dhe ndryshimi i sistemit e atashonte atë”, tregoi ajo.
Gjatë intervistës, Anxhela Faber, u shpreh se nëse familja e këngëtares Parashqevi Simaku ka pasur këtë mentalitet, atëherë edhe vetë Parashqevia me disfatat që mund të jetë përballur në jetë, mund të ketë pasur edhe rëndesë mbi supet.
“Nëse familja ka pasur këtë mentalitet nuk është çudi që Parashqevia të ketë pasur rëndësie mbi supet e saj. Ne nuk do të ndryshojmë çdo njeri”, tha Faber.
/abcnews.al/