Gazetarja shqiptare që u martua në kroçere me djalin nga Uruguai: Burri më priti në altar për 45 minuta

schedule08:48 - 1 Shkurt, 2022

schedule 08:48 - 1 Shkurt, 2022

Pasi ushtroi profesionin e gazetares për disa vite, Katerina Petro vendosi të sfidojë veten me diçka ndryshe. Ajo vendosi të aplikojë në krocere, një aventurë e jashtëzakonshme. Shëtiti në disa vende të botës dhe përfundoi në Uruguai. Në kroçere u njoh me djalin që do t’i rrëmbente zemrën. Ata u martuan në krocere ndërsa tashmë prej disa vitesh jeton në Carmelo të Uruguait, vendlindjen e bashkëshortit.

Katerina dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrefeu historinë e dashurisë që lindi në mes të detit, dasmën që u realizua në anijen ku u njoh me bashkëshortin dhe jetesën në Uruguai. Ajo rrëfeu për gazetarët në studio se organizuan një ceremoni të vogël në kroçere dhe për shkak se nuk kishte afër prindërit, në altar e shoqëroi kapiteni i anijes.

“Kroçerat ishte opsioni i parë që doli por nuk mendova se dot ta kaloja kaq mirë. Ishte e vështirë se ishte një ambient krejt ndryshe. Mundësia që të ofron kroçera është se mund të njohësh vende të ndryshe dhe të bësh shoqëri. Kjo të hap shumë horizonte, në kaq pak kohë njoha kaq njerëz të ndryshëm që dhe mua më ndryshuan në mënyrën se si i mendoja disa gjëra.

Në atë kohë kishte vetëm facebook dhe disa gjëra, dhe për mua ishte një botë e re, mentaliteti im ndryshoi. Nuk ishte planifikuar që të gjeja bashkëshortin dhe dasmën e bëmë në kroçere.”, tha ajo. Ajo tregoi gjithashtu momentin kur vendosën të shpërnguleshin në Uruguai. Tanimë, ka dy fëmijë, ka një biznes të vogël si jep leksione anglishtje.

“Kur kalojmë në kanalin e Suezit, marrim vesh që i ati i bashkëshortit kishte vdekur. Vendosëm që të merrnin një pushim të gjatë, dy mujor. Kur erdhëm në Uruguai, bashkëshorti gjeti një punë dhe vendosa që të bëj dokumentet. Vendosëm që ta mbyllim me anijen. Në 2013-ën ishte viti ku vendosëm sepse nuk donim që të punonim në kroçere gjithë kohës, vendosëm të kursenim për të blerë një shtëpi dhe për të nisur jetën familjare.”, shpjegoi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!