Gazetarja ruse jep dorëheqjen dhe largohet nga Rusia: “Kisha frikë”

schedule12:20 - 15 Mars, 2022

schedule 12:20 - 15 Mars, 2022

Një gazetare në një prej kanaleve televizive më të rëndësishme të Rusisë ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, shkruan BBC

“Jam larguar nga Rusia sepse kisha frikë  dhe e vetmja mënyrë ishte të jepja dorëheqjen,” tha Lilia Gildejeva.

Gildeyeva ishte një spikere në Segodnya, programi kryesor i lajmeve të mbrëmjes në NTV – stacioni i tretë televiziv më i popullarizuar në Rusi, i cili është në pronësi të gjigantit të Gazprom dhe pro Kremlinit.

Në vitin 2021, Gildeeva ishte pjesë e listës zyrtare të gazetarëve të Presidentit Putin, të cilët u përgëzuan për arritjen e tyre në media.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!