Gazetarja publikon foton e 22 viteve më parë: Çdo 24 korrik, nuk do harroj asnjëherë…

schedule12:38 - 24 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 24 Korrik, 2020

Kozeta Kurti është një ndër gazetaret shqiptare, që është dalluar gjithmonë për natyrën e saj të drejtëpërdrejtë.

Sot ajo është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas 22 vite në kohë. Kozeta ka postuar në Instagram një foto nga koha kur nisi gazetarinë në radio dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj emocionet e asaj periudhe.

Ajo ka falenderuar edhe ata që e kanë ndihmuar në fillimet e saj, duke përmendur këtu disa emra të njohur Genti Lako apo Martin Leka.

“Sot, 22 vjet nga ky moment!
Ne 22 vjet, profesionalisht, kam bere gjera te mira, me pak te mira, aspak te mira, qe me kane pelqyer t’i bej ose i kam bere se nuk kam pasur nga t’ja mbaj e duhet t’i beja, formate qe nuk me terhiqnin apo qe nuk e gjeja veten si pjese te tyre, por di me siguri qe kjo ( radioja), eshte gjeja me e mire qe kam bere ndonjehere e qe vazhdoj te bej, edhe pse tashme, me kohe shume me te kufizuar.

Cdo 24 korrik, nuk do harroj asnjehere te jem mirenjohese ndaj te pareve: Ad Gjordenit ne Radio “Perla” ne Durres, Alba Malltezit e Carlo Bollinos ne Radio “Rash”, Andi Islamit ne Top Albania Radio dhe Energy Radio, Ylli Ndroqit ne Radio “Ora”, Migena Shehajt e Gent Lakos ne Radio +2 dhe Martin Lekes ne Radio Tirana.

Dhe padiskutim te gjithe yjeve e kolegeve qe kam ndare mikrofonin e studion/studiot, ne kete rrugetim 22 vjecar qe uroj te zgjase sa une, sepse me deshire e vullnet te lire, nuk besoj se do ta ndal ndonjehere!”, shkruan Kozeta Kurti krah fotos./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDBGEH1gDcn/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!