TIRANË- Arrestimi i Artan Tafanit dhe zbërthimi i tij ka çuar në zbardhjen e disa vrasjeve, ndërsa në skenë dolën dhe emra të botës së krimit. Policia dhe FNSH-ja kreu disa kontrolle duke arrestuar disa persona, si të dyshuar në pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale.
Tafani u shpall në kërkim për grabitjen e një Exchange në zonën e Astirit në Tiranë, ndërsa pas arrestimit në Lushnjë ai nxori edhe shokët. Kjo temë u diskutua mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Real Story” në ABC News.
Sipas hetimeve, Tafani është pjesë e grupit të Laert Haxhiut. Ky i fundit është arrestuar në Janinë dhe Shqipëria e ka shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës në shtator të 2017, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Eksperti i Kriminalistikes, Ervin KaramuçO tha se Shqipëria do të kërkojë ekstradimin e Laert Haxhiut nga Greqia.
“Hetimet i kemi filluar ne për ngjarje që ka ndodhur në territorin e Shqipërisë. Do thirret, do hetohet, dhe pastaj do dënohet. Këtu është futur dhe INTERPOL si interlekutor që personat të vijnë në Shqipëri.”, tha ai.
Gazetarja e Kronikës në ABC News, Etleva Deliu, u shpreh kritike për punën e policisë, ndërsa tha se nuk duhet të presin të pendohet një person për të bërë të mundur zbardhjen e peronave të përfshirë në krim.
“Kritika për arsyen se ne presim të pendohet dikush, dhe pse duhet të zbardhen nga një i penduar. Duhet përshëndetur fakti i policisë, pore dhe shumë aksione që janë marrë duke shpresuar që të vijojnë këto ngjarje të tjera. Ngjarjet mund të zbardhen nëse duan dhe mund ti zbardhin”, tha ajo./ n.m.abcnews.al