Gentian Bejtja, i cili mbeti i vrarë pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujës, është marrë në pyetje dikur në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Lidhur nga kjo gazetarja Anduena Llabani zbuloi në emisionin “360 Gradë” se ka informacione që Ervis Martinaj është gjallë.
Ndërsa, gazetari Dritan Laci deklaroi se nëse vërtetohet që këtë vrasje të fundit e ka bërë një person që është i afërt me Vis Martinajn, që konsiderohet si truri financiar itij , do të thotë që paratë janë aty dhe në lëvizje.
Llabani: Me burimet dhe informacionet që unë kam, ka shumë informacione që flasin se Ervis Martinaj është gjallë.
Laci: Fakti që dhe në masakrën e Don Boskos një vit e gjysmë më parë, le të themi që ishte e njëjta tog qitësit. Nëse vërtetohet që këtë vrasje të fundit e ka bërë një person që është i afërt me Vis Martinajn dhe konsiderohet si truri financiar i Vis Martinajt, do të thotë që paratë janë aty dhe në lëvizje, edhe për t’u hakmarrë dhe për sa kohë ka para në terren, ka dhe njerëz që kanë pësuar dëme kohët e fundit./abcnews.al