Gazetarja e REL po shkonte në shtrat kur raketa ruse goditi banesën e saj

schedule14:57 - 29 Prill, 2022

schedule 14:57 - 29 Prill, 2022

Sulmi me raketa i Rusisë që shënjestroi mbrëmë  Kievin la një viktimë dhe disa të plagosur. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës ka shprehur trishtimin për gazetaren e vrarë si pasojë e sulmit.

Vira Hyrych, e cila punonte për Radio Evropa e Lirë në kryeqytetin ukrainas, ishte viktima e sulmit të mbrëmjes së kaluar.

Oleg Nikolenko tha se ajo ishte duke shkuar në shtrat kur raketa ruse goditi banesën e saj në qendër të qytetit.

Trupi i pajetë i gazetares u nxor nga rrënojat e ndërtesës sot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!