Gazetarja e pyet për pagat e infermierëve, Balla: Ju lutem ruani distancën, të fala Çimit

schedule13:22 - 12 Maj, 2020

schedule 13:22 - 12 Maj, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me deputeten Klodiana Spahiu kanë vizituar spitalin “Shefqet Ndroqi” për t’i dhuruar lule infermierëve që punojnë në këtë spital, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.

Një nga gazetaret e ka pyetur se përse infermierët e rretheve janë përjashtuar nga bonusi prej 1000 euro, edhe pse janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19.

Balla i ka bërë thirrje gazetares të ruajë distancimin social duke i kërkuar t’i bëjë të fala gazetarit Çim Peka, duke rikthyer në vëmendje shprehjen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve të Tv Klan “Të fala Sandrit”.

Ai i kërkoi ndjesë të pranishmëve, për shkak se u largua vëmendja nga qëllimi i vizitës.

Gazetarja: Në qoftë se mjekët dhe infermierët janë paguar me 500 dhe 1000 euro, përse në rrethe janë përjashtuar nga kjo pagë?

Balla: Ju lutem ruani distancën! Të fala Çimit.

Gazetarja: E kam kaluar COVID-in që në janar…

Balla: Ju lutem ruani distancën. Televizioni juaj ka probleme me pasurisë e pronarëve. Ku kërkoj ndjesë por kazani bën të veten

Gazetarja: Pse janë lënë jashtë pagës së luftës… të lutem jam si gazetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!