Gazetarja e dhunuar, policia arreston të dyshuarin nga Rumania

schedule23:00 - 9 Tetor, 2018

schedule 23:00 - 9 Tetor, 2018

Një person është arrestuar lidhur me përdhunimin dhe vrasjen e gazetares Viktoria Marinova. Kjo e fundit në mënyrë tragjike u vra ndërsa bënte joga në periferi të qytetit Russe.

Sipas medias shtetërore bullgare, personi i ndaluar është shtetas rumun me pasaportë moldave. Në një moment të parë, dyshohej se krimi lidhej me aktivitetin e gazetares, që po investigonte për abuzim me fondet e BE-së.

Por tashmë duket se hetuesit po përqëndrohen në një pistë tjetër. Bullgaria konsiderohet si vendi më i keq në Unionin Evropian sa i përket lirisë së shtypit, sipas Reporterëve Pa Kufij. Kjo organizatë thotë se gazetarët në këtë vend hasin shpesh presion me paralajmërime dhe sulme fizike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!