Gazetarja e ABC, Linda Karadaku ka raportuar live nga Ukraina gjendjen aktuale, mes një kërcënimi rus për të pushtuar tërësisht.
Karadaku është shprehur se gjatë rrugës janë vërejtur atukolona të gjata ushtarake të cilat shkonin për në zonat e vetëshpallura Republikë. Ndërkohë, gazetarja është shprehur se Presidenti i Ukrainës Zelensky ka bërë thirrje rezervistëve të ushtrisë për të qenë në gatishmëri.
“Arrin në kufi me Moldavinë. Është zona duke u kthyer dhe kemi parë autokolona me ushtarë që shkojnë drejt Odessas. Zelensky pati një deklaratë për të lajmëruar rezervistët. Kjo është shkalla e parë. Nëse do ketë luftë do ketë mobilizim i përgjithshëm. Që 18 vjeç e lart mund të bëhet pjesë. Numri shkon në 500 mijë njerëz. Vende kufitare janë vendimtare. Se Rumania duhet të pres rreth gjysmë milion njerëz që mund të ikin nga lufta.”
“Ukrainasit i kanë sytë nga Biden dhe Johnson. Duma ruse i ka dhënë dritën jeshile putin të nxjerrë trupat jashtë vendit. Pra një përpjekje të plotë për të pushtuar Ukrainën. Duhet theksuar se janë anuluar dy takime të pritshme. Atë Lavro-Blinkne dhe sot Biden dhe Putin. Të dy takimet janë pezulluar se duket që nuk ka më hapësirë për të njohur dy republikat e vetëshpallura” tha gazetarja. /abcnews.al/