Ka përfunduar në Bruksel samiti joformal i liderve të Ballkanit me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefin e Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell. Në përfundim të takimit, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesimit të mediave, ndërmjet tyre edhe gazetares së Abc News, Erisa Zyka. Ai u shpreh se pret të marrë vlerësim nga Komisioni Europian për paketen ligjore “anti-KCK”.
Zyka e pyeti Ramën: Maqedonia ka mbërritur në Bruksel me lajme të mira, siç është ligji për prokurorinë, po ju (Shqipëria) keni prezantuar lajme të mira për reformat?
Rama: Unë nuk prezantoj lajme por punët. Sipas këndëvështrimit tuaj pastaj ju thoni nëse janë të mira ose të këqija.
Cilat janë rezultatet e reformave. Prisni vlerësim pozitiv?
Rama: Unë prezantoj punët, jo lajmet. Sipas këndvështrimit ato mund të jenë të mira ose të këqija. Komisioni Europian do të jetë pozitiv pasi Shqipëria i ka bërë detyrat. Madje pres që nisma jonë më e fundit të zërë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. Bëjmë Çfarë bëjmë ne, e bëjmë për vendin tonë jo se na i kërkojnë miqtë europiane. Dhe vendimmarrja e BE nuk është vetëm nga ajo që bëjmë ne, por nga atë që zgjedhin ata për të ardhmen.
Rama nuk gjen mbështetje për Shengenin Ballkanik: Ka ngaterrestarë edhe në Europë
I pyetur për Shengenin Ballkanit të iniciuar nga ai vete dhe Vucic, u përgjigj se ngaterrestaret s’po e lënë të ece ky projekt.
Rama: Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion. Pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mëdhaja.
Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal.
/abcnews.al