Gazetari në Mal të Zi: Votues nga diaspora kanë ardhur në mbështetje të Gjukanoviç

schedule12:08 - 2 Prill, 2023

schedule 12:08 - 2 Prill, 2023

MAL I ZI- Gara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që mbahet sot në Malin e Zi do të jetë e fortë dhe dy kandidatët do të ndahen me një rezultat të ngushtë.

Gazetari i RTV publik, Gjokë Dukaj thotë në një intervistë për Abc News se për zgjedhjet e sotme janë kthyer shumë votues nga diaspora, në mbështetje të Gjukanoviç.

“Kemi mbështetje deklarative, por në realitet është pak më ndryshe. Në zgjedhjet presidenciale, pjesëmarrja në raundin e dytë do jetë dukshëm më e lartë. Fakt është se ka ardhje të diasporës, sidomos nga shtete evropiane. Duhet se ata janë mbështetës aktual të presidenti Gjukanoviç. Unë besoj se kjo shifër do të sillet diku deri në 6000, por ajo që është publikuar nga të dhënat zyrtare, se deri para dy ditësh kanë ardhur 2500  perona, dhe gjatë fundjavës është dyfishuar apo trefishuar”, tha ai./abcnews.al