“Barcelona me bluzë të bardhë? Është një turp… E bardha është Real Madridi”
FC Barcelona, e cila ka veshur një fanellë të bardhë në të kaluarën, do ta veshë sërish një të tillë sezonin e ardhshëm.
Lajmi se FC Barcelona do të veshë të bardha sezonin e ardhshëm ka krijuar çuditërisht një debat të madh në rrjetet sociale.
Gazeta ‘Sport’ ka zbuluar se fanella e re e bardhë do të jetë një nga më të shiturat në historinë e klubit.
Duke thënë këtë, shumë tifozë të Barcelonës nuk janë dakord. Jota Jordi, një gazetar që punon për programin televiziv ‘El Chiringuito’, u zemërua nga vendimi.
“Barcelona dikur luante me të bardha? Nuk më intereson! Fanella e bardhë i përket Real Madridit”. Gazetari e Barcelonës ka vazhduar për disa minuta të zhurmojë. “Barcelona me fanellë të bardhë? Është turp”, tha Jota Jordi.
“Duhet të respektoni disa gjëra. Duhet të respektoni historinë e klubeve dhe ndjenjat e njerëzve”, këmbënguli Jota Jordi. “Simboli i Barcelonës mbi një fanellë të bardhë të Real Madridit është një turp dhe shpresoj që askush të mos e blejë atë”, argumentoi ai.
Është e vërtetë që nuk është hera e parë që FC Barcelona vesh të bardha. Deri në vitet 1970, Barcelona vishte rregullisht të bardha, madje duke fituar finalen e Kupës Latine në Paris kundër Nice në 1952.
Lojtari i fundit që veshi fanellën e bardhë të Barçës ishte Johan Cruyff në sezonin 1977/78./ h.ll/abcnews.al