Artan Hoxha nga studio e Abc News ka deklaruar se operacionet e policisë në lidhje me kanabisin nuk janë raportuar saktësisht.
Sipas tij policia ka bërë sekuestrimin e shumë parcelave të mëdha me kanabis në vendin tonë dhe një prej tyre është në një fshat të Vlorës kur ne e kemi marrë vesh pas pezullimit të inspektorëve të policisë në këtë qytet.
Ndër të tjera gazetari thekson se fshehja e raporteve të plota të sekuestrimit të parcelave me kanabis është bërë me qëllim, për të mos e nxjerrë vendin si një vend problematik për kanabisin.
“Sivjet po nxjerrim bazën fitimet dhe po lënë mënjanë ajo që u duhet për vitin tjetër. Në atë zonë më është dashur një ditë që të shkoj, pasi kemi pushuar dhe kemi marrë masa për të arë se ku janë rojet, pasi parcelat e kanabisit kur janë pranë korrjes janë të mbrojtura. Brenda parcelës kemi qëndruar 25-30 minuta.
Ajo që pash në terren dhe nga eksperienca që kam pash parcela kanabisi të disa periudhave, të muajit qershor, korrik dhe fillim maji e fund korriku. Policia e shtetit këtë vit ka kryer shumë operacione dhe ka sekuestruar shumë parcela dhe ka bërë operacione të suksesshme në disa zona por që nuk i kanë raportuar dhe duke e mbajtur të paraportuar nuk është bërë i mundur zbulimi i personave zotërues.
LEXO EDHE: Mes parcelave me kanabis, Artan Hoxha: Ju tregoj si hyra, plot prodhim, ishin të majme
Në fshatin Bolem të Vlorës policia e shtetit i është dashur dy ditë punë për korrjen e saj, dhe ne e morëm vesh këtë operacion vetëm pas pezullimit të inspektorëve të policisë. Për mua ajo mund të jetë sipërfaqja më e madhe me kanabis e shkatërruar gjatë këtij viti, një ka qenë në Berat dhe Permet.
Struktura brenda policisë që heton policinë ka qenë dhe struktura më e fuqishme në lidhje me zbulimin e këtyre parcelave. Sekuestrimin e parcelave të tilla e ka bërë vetë ajo pa e raportuar te policia lokale. Në momentin që vjen faza e korrjes nuk mund të sekuestrosh shumë kanabis pasi duhet ta godasësh në fillim, deri më tani nuk janë kapur personat që e zotërojnë por disa kryepleq dhe persona që janë gjetur atje.
Policia nuk i ika raportuar të gjithë operacionet dhe këtë e ka bërë me qëllim që Shqipëria të mos dalë një vend me kaq shumë fusha me kanabis dhe ka zgjedhur heshtjen dhe mosreklamimin e punës së saj. Sapo ka mbaruar fushata e policisë në Mars kanë nisur mbjelljen e kanabisit”, është shprehur gazetari.
Gazetari gjithashtu thekson se lulëzimi i parcelave të kanabisit në vendin tonë sipas gazetarit Artan Hoxha ka nisu pas deklaratave të kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit.
Sipas tij problem për të gjithë përhapjen e parcelave të kanabisit nuk është gabimi i policisë por është gabimi i politikës.
“Indicia e kësaj situatë besoj është një fjalim i Ramës në 9 maj të këtij viti, kur ka thënë se qeveria e ka gati ligjin për kanabisin mjekësor. Cunat që ngelën këtë vit në vendin tonë dhe nuk iknin dot jashtë për shkak të pandemisë dhe nuk kapeshin nga paga e luftës së Ben Ahmetaj, atëherë pas asaj që dëgjuan nga ia madhi për legalizimin e tyre filluan dhe punën. Kanabisin nuk e mbjellin fermerët e mbjellin në Maqedoninë e Veriut por dhe atje ka ngelur stok tashmë. Në 12 qershor ku ishte shumuar deklarata e Ramës me 9 maj, Rama bëri një tjetër deklaratë tjetër në lidhje me legalizimin e kanabisit. Lulëzimi i kanabisit në vendin tonë nuk është gabim policor por gabim i politikës”, ka thënë Hoxha. e.su./abcnews.al