Një fëmijë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Greqi

schedule23:17 - 30 Tetor, 2020

schedule 23:17 - 30 Tetor, 2020

Një 14-vjeçar shqiptar raportohet se është plagosur nga tërmeti në ishullin Samos në Greqi.

Sipas kryetarit të komunitetit shqiptar në Rodos, Ari Kasapi, mësohet se 14-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe në krah dhe është transportuar me helikopter në një spital të Athinës.

Ndërkohë edhe “Diaspora Shqiptare” ka njoftuar se 14-vjeçari shqiptar i identifikuar me inicialet E. M., është plagosur teksa ishte duke u kthyer nga shkolla, pasi nga goditjet e tërmetit një mur është shembur dhe e ka zënë poshtë.

Tërmeti shkatërrimtar në Greqi dhe Turqi ka lënë shumë viktima dhe qindra të plagosur.

n.d./abcnews.al