Gazetari meksikan qëllohet për vdekje gjatë festës

schedule12:07 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 12:07 - 20 Dhjetor, 2017

Një gazetar meksikan kë mbetur i vrarë pas një sulmi me armë në shtetin Meksikan të Verakruzit. Gazetari, në momentin që u qëllua për vdekje po ndiqte festën e Krishtlindjeve në shkollën e të birit gashtëvjeçar.

Një gazetar u qëllua për vdekje dje në Akajucan në shtetin Veracruz të Meksikë, ndërsa po ndiqte festën e Krishtlindjeve në shkollën e të birit gjashtëvjeçar.

Që nga viti 2000, 111 persona që punojnë në media janë vrarë në Meksikë, nga të cilët 38 pasi Presidenti Enrique Pena Nieto erdhi në pushtet në dhjetor 2012.

Gumaro Perez, i cili ishte 35 vjeç, shkruante rregullisht për çështjet e sigurisë dhe trafikimit të drogës. Ai ishte anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Akajukanit. Është gazetari i dymbëdhjetë i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit dhe i treti në shtetin e Veracruz.

Atentatori ishte i vetëm kur qëlloi katër herë drejt gazetarit.

Në raportin e saj vjetor të publikuar të martën, Reporterët pa Kufij deklarojnë se

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme për të ushtruar detyrën e gazetarit.

Ndërsa, në të gjithë botën për vitin 2017 janë vrarë 65 gazetarë në krye të detyrës. Midis viktimave 50 ishin gazetarë profesionist, shtatë reporterë dhe tetë punonjës mediash. 35 prej gazetarëve janvë vrarë në zona lufte dhe 30 jashtë këtyre zonave. Nga këta gazetarë 39, janë vrarë për shak të raportimeve për korrupsion politik dhe krim të organizuar dhe 26 të tjerë janë vrarë përgjatë punës në terren nga sulme me bomba.

Organizata theksoi se 300 gazetarë janë të burgosur në shtete si Turqia, Kina, Siria, Irani dhe Vietnami. Raporti i 2017 tregon një ulje të lehtë të numrit të vrasjeve të gazetarëve krahasuar me 79 gazetarë të vrarë përgjatë vitit 2016./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!