Gazetari Koka: Vrasja e vëllezërve Bilali mund të ishte parandaluar

schedule21:06 - 1 Prill, 2019

schedule 21:06 - 1 Prill, 2019

Gazetari Spartak Koka i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se vrasja e vëllëzërve Bilali në Shkodër mund të ishte parandaluar.  Sipas tij ekzekutimi i tyre lidhet me një konflikt që kanë dy grupe të strukturuara kriminale. Më tej gazetari tha se Policia e Shteti dhe Ministria e Brendshme duhet të kishin vepruar që në Nëntor të vitit që lamë pas, kur mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, për të bërë  ndryshime në kupolën drejtuese të policisë së Shkodrës jo domosdoshmërisht si pjesë e problemit po si pjesë e pamundësisë për rrethana të ndryshme për  ti dhënë emer dhe rezultat konkret vrasjeve.

“Për domosdoshërinë e marrjes së situatës së rendit nën kontroll nga policia në Shkodër, kemi folur për herë të fundit me forcë  pas ngjarjes së 14 Nëntorit  2018 ku u vra Fatos Ferracaku. Në atë kohë me datë 17 kemi dalë në media dhe shumë nga kolegët dhe kemi kërkuar një ndërhyrje efikase strukturore nga Policia e Shteri dhe Ministria e Brendshëm që të ndryshonte të gjithë kupolën drejtuese të policisë së Shkodrës, jo për t’i paragjykuar ata por për shkak të pamundësisë për të sjellë rezultate konkrete.Shtimi i stafit dhe plotësimi me oficer të policisë kriminale të pozicioneve vakante në drejtorinë e policisë qarkut shkodër për shkak të numrit të kufizuar të efektivëve për të përballuar këtë fluks në rritje të kriminalitetit në këtë qytet.Për të shpallur gjendjen e emergjencës në Shkodër pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Për të marrë një plan masash afatmesëm në Shkodër, i cili do të garantonte rend dhe siguri dhe nuk do të sillte dhe këto dy viktimat e tjera. Por ndodhi që Ministria e Brendshme nuk e pranoi realitetin. E konsideroi ngjarjen e Nëntorit si një ngjarje sporadike. Nuk reagoi dhe dalim sot me një gjykim të fundit të ministrit të Brendshëm i cili na thotë se Shkodra është qyteti me peshën më të lartë të kriminalitetit në vend, ku 20 % e vrasjeve vijnë nga Shkodra, ku situata është në një gjendje alarmante. Sot pas 4 muajve shkarkohet drejtori i policisë së Shkodrës, i jepet drejtorit të ri që të kërkojë shërbime të përforcuara nga Tirana, nga Lezha nga Kukësi. Pra tashmë po e konsiderojnë situatën emergjente. Gjithë ato pritshmëri që ne kishim po jepen sot. Dakord, më mirë vonë se kurrë, do të thotë dikush por do ishte më mirë të reagonim herët kur situata ishte alarmante dhe ti jepnim një ndryshim përmbajtjesor këtyre vrasjeve, sepse janë vrasje që lidhen me një konflikt të dy grupeve të strukturuara kriminale”- tha gazetari.

Koka shtoi më tej se “nuk duhet të kufizohet policia, me plane masash disa ditore në qytet dhe më pas ndodh që rikthen sërish ngjarjet. Duhet të kishte dhe të ketë një strukturim  dhe një plan afatmesem fillimisht për rikthimin e stabilitetit të rendit dhe sigurisë publike në qytetin e shkodrës si një detyrim kushtetues i strukturave të policisë si dhe mbajtja në stabilitet nga ana e njësive të posacme dhe të specializuara të elementëve kriminal apo atyre me tendence hakmarrje në kuadër të kryerjes së veprës penale si pjesë e organiztaës kriminale apo grupit të strukturuar krimina”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!