Gazetari Koka nxjerr vendimin e pushimit nga Prokuroria: Resorti “Golden” në Shijak ku u vra Jan Prenga është i ndërtuar me para borxh

schedule23:00 - 5 Shkurt, 2020

schedule 23:00 - 5 Shkurt, 2020

Të ftuarit në Byro Politike mbrëmjen e sotme përballë gazetares Juli Xhokaxhi komentuan paketën anti-KÇK që qeveria ka ndërmarrë ditët e fundit.

Gazetari Spartak Koka ka sjellë një fakt tjetër për kompleksin “Golden” në Shijak.

Sipas gazetarit Koka ka një vendim pushimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në vitin 2015 e cila ka hetuar më parë kompleksin “Golden”,  me arsyetimin se nuk provohej se Golden resort ishte ndërtuar me para të ardhura nga veprimtari kriminale.

“Pozitive është fakti që pas 7 vjetësh kjo qeveri ka vendosur të goddasë të fortët. Edhe në 2017 nisi me të njëjtin pompozitet sekuestrimi i makinave të luksit që 90 % e tyre, bredna 20 apo 30 ditëve  u liruan të gjitha”, tha Koka.

Me këtë fakt juristi Ndreca nuk ka qenë dakord duke i mëshuar faktit se nuk ka qenë policia ajo që i ka liruar makinat e luksit në 2017, por gjyqësori.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha tregoi se operacioni për sekuestrimin e makinave të luksit në 2017 pati zhvillime negative.

“E dini çfarë efekti pati operacioni i 2017 atë 1 muaj? Duke ndaluar mjetet e blinduara të qarkullonin këta personazhet që kishin probleme dolën me mjete të zakonshme dhe në shtator-tetor ndodhën disa atentate të njëpasnjëshme se lanë blindat dhe dolën me mjete të zakonshme. Pastaj u bë problem, si ishte e mundur që u shtuan vrasjet”, tha Hoxha.

Sakaq për resorin “Golden” ku dyshohet  se u mbajt dhe u vra Jan Prenga, pasi u mor peng në Kamëz, gazetari Koka tha se është provuar që ky resort është i ndërtuar me para të marra me kredi.

“Në rast se nuk e dini zoti Ndreca, kompleksi golden në shijak është i ndërtuar me para të marra me kredi dhe para borxh, ju si do e provoni që të ardhurat për ndërtimin kanë ardhur nga veprimtari kriminale. Në arsyetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi ka nisur procedimi në 2015 thuhet: Nuk arrihet të provohet se ngritja e këtij biznesi ka ardhur nga veprimtari kriminale. Në asnjë moment nuk ka patur asnjë qeveritar që të dalë dhe të denoncojë prokurorin e çështjes për faktet që mund të kishte, as policia nuk ka treguar ndonjë provë tjetër për këtë”, tha Koka.

Ndërkohë Ndreca tha se pikërisht paketa anti-KCK këtë rregullon, që subjekti duhet të provojë ligjshmërinë e të ardhurave me të cilën ka vënë pasurinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!