Gazetari italian: City është favorit për në finale? Le të kujtojmë vitin 1994

schedule17:43 - 24 Maj, 2023

schedule 17:43 - 24 Maj, 2023

Manchester City konsiderohet si favorit për finalen e Champions League ndaj Interit në Stamboll.

Gazetari italian Javier Jacobelli beson se Manchester City mund të vuajë për shkak të këtij presioni.

Ai kujtoi historinë e vitit 1994 kur Barcelona atherë e mrekullueshme  e Johan Cruyff me Josep Guardiolën arriti në finale dhe të gjithë prisnin që ajo të fitonte ndaj Milanit të mërzitshëm të Fabio Capello-s.

Por italianët i shënuan katër gola pa përgjigje kundërshtarit dhe deri më tani kjo fitore mbetet më e madhja në finalet e Champions League në formatin e saj modern, (që nga viti 1991).

“Ky Inter do të luftojë deri në fund. Sigurisht që pas ndeshjes me Real Madridin, të gjithë e trajtojnë Manchester City si favorit të padiskutueshëm. Por kjo mund të luajë një shaka mizore, si në vitin 1994, kur të gjithë parashikuan triumfin e Barcelonës së Cruyff dhe në vend të kësaj Milani shënoi katër gola, citon Jacobelli për  fcinter1908.it

Por ka një aspekt të rëndësishëm. Ndeshjet vendimtare të kampionatit të Spanjës atë sezon u zhvilluan më 15 maj, dhe finalja e Ligës së Kampionëve më 18 maj 1994. Barcelona kishte vetëm 70 orë pushim para ndeshjes më të rëndësishme, përveç kësaj, lojtarët ishin të rraskapitur emocionalisht duke festuar fitoren në kampionat.

Dhe Manchester City, siç e dini, tashmë ka marrë titullin, dhe finalja është ende larg. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!