Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gazetari iranian shpërthen në lot teksa lexon lajmin për vrasjen e Ajatollah Ali Khamenei

schedule10:22 - 1 Mars, 2026

schedule 10:22 - 1 Mars, 2026

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale një folës në televizionin iranian u shfaq për të dhënë lajmin e vrasjes së udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Gazetari shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën për vdekjen e Khameneit.

Irani konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij të dielën herët sipas kohës lokale, një ditë pasi filluan sulmet amerikane dhe izraelite në këtë vend. Në këtë drejtim, raportojnë mediat e huaja, Irani ka shpallur 40 ditë zie pas vdekjes së Khameneit.

Siç u raportua më herët, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.



Khamenei u vra “në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit” ndërsa “kryente detyrat e tij” në kohën e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars.

Dhe pas konfirmimit të vdekjes së tij, autoritetet shtetërore të Iranit kanë nxituar të zotohen për hakmarrje. Qeveria iraniane tha në një deklaratë se “ky krim i madh nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe do të kthejë një faqe të re në historinë e botës islamike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!