Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës dhe Shkëlzenit ishte padiskutim një dasmë madhështore. Gjatë përgatitjeve të dasmës, blogerja u tregua shumë hermetike. Madje, vetëm pak ditë më parë zbuloi se do të martohej në fund të shtatorit por pa zbuluar datën dhe vendin.
Mirëpo, pjesë e dasmës u bë papritmas edhe moderatori dhe gazetari i njohur, Blendi Salaj. Ai tregoi për “Wake Up” se si përfundoi padashje në dasmën e Arminës. Ai tha se ishte nisur me disa miq të tij në një agroturizëm në Shijak por pa e ditur se në atë vend do të mbahej dhe dasma e dyshes së njohur.
“Si e dielë që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim. Kur shohim që hymë në Shijak.
Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm. Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos” thashë: “Qenka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!” theksoi Blendi. /abcnews.al