Gazetari i CNN përgënjeshtron Netanyahun për mbrojtjen e Izraelit: Deklaratat e tij nuk do të kalonin as testin e nuhatjes

schedule11:19 - 25 Korrik, 2024

schedule 11:19 - 25 Korrik, 2024

Gazetari amerikan i CNN, ka reaguar menjëherë pas fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se shumë nga pretendimet që ai bëri nuk ishin të vërteta.

Netanyahu foli para Kongresit të mërkurën për të diskutuar luftën e vazhdueshme në Gaza. Menjëherë pas fjalimit, gazetari foli për CNN.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

“Ai foli për një numër të madh ndihmash që kanë hyrë në Gaza por ka prova të qarta se Izraeli nuk ka lejuar gjithmonë kalimin e ndihmave të mjaftueshme, se ata nuk kanë bërë mjaftueshëm për të minimizuar konfliktin, për të ofruar rrugë të sigurta për të kaluar ndihmat.

Duhet të rikujtojmë se qeveria bëri thirrje që populli i Gazës të vdesë nga uria në ditët e para të luftës”, tha ai.

Diamond më pas e quajti qesharake, kur kryeministri foli për viktimat civilë në Rafah, duke thënë se nuk kishte asnjë.

“Tani  po më vijnë në mend disa sulme, ku u vranë civilë. Gënjeshtrat e tij nuk do të kalonin as testin e nuhatjes” tha ai.

Ai më pas citoi një ekspert të West Point, John Spencer, duke pretenduar se Izraeli ka raportin më të ulët të viktimave civile.

“Nëse flisni me ndonjë ekspert tjetër për sjelljen e ushtrive në luftë, duke përfshirë mënyrën se si Shtetet e Bashkuara kanë kryer fushatat e tyre, dhe ata të gjithë do të thonë se Izraeli nuk ka marrë pothuajse aq shumë masa paraprake sa bëjnë shumica e ushtrive moderne në luftë, në Gaza”, theksoi ai.

I thirrur për të mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan, përballë ligjvënësve, Netanyahu që me hyrjen e tij në sallë u prit me duartrokitje të mëdha, duke e etiketuar “një nder të madh” ardhjen e tij në SHBA.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, Izraeli dhe Amerika, dhe ne do të fitojmë, ata do të humbasin”, tha ai, i cili e krahasoi sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor në jugun e Izraelit, me 11 janarin e vitit 2001 në Neë York, gjatë sulmit ndaj Kullave Binjake të Ëorld Trade Center.

Ai tha se “boshti i së keqes” i Iranit përballet me SHBA-të, Izraelin dhe “miqtë arabë”.

“Kjo nuk është një përplasje qytetërimesh, kjo është një përplasje midis barbarizmit dhe qytetërimit. Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, tha ai.

Ai madje tha përpara Kongresit se sulmuesit e Hamasit “përdhunuan gratë, u prinë kokat burrave, dhe dogjën foshnjat e gjalla”.

Në rrugët jashtë Kapitolit ndërkohë, ndërkohë policia përdori spraj me piper për të shpërndarë protestuesit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!