Leo Messi dhe Kylian Mbappe, dy emra të mëdhenj të futbollist që të ardhmen e tyre e kanë të kryqëzuar mes Spanjës dhe Francës.
Argjentinasi është larguar nga Barcelona dhe me shumë mundësi PSG do të jetë destinacioni i tij. Gazetari i AS, Andres Onrubia, raporton se mes Messit e francezëve ka një akord total.
Jo vetëm kaq, por thuhet se kanë nisur që tani të merren me gjetjen e shkollës për fëmijëve të “Pleshtit”. Nga ana tjetër Kylian Mbappe e ka ndarë mendjen të largohet nga PSG.
“Divorci” me kampionin e botës nuk ka qenë kurrë kaq pranë. Mbappe nuk është bindur as nga afrimet e Ramos, Donnarumma, Hakimi e Ëijnaldum. Sulmuesi e ka ndarë mendjen të largohet.
PSG nga ana tjetër nuk dëshiron të ndodhë diccka e tillë, por shanset janë që Mbappe t’i lërë këtë muaj dhe ata të përfitojnë në aspektin financiar, ndryshe verën e ardhshme nuk do të merrnin asnjë qindarkë. / abcnews.al
Leo Messi jugará esta temporada en el PSG. El acuerdo es total entre ambas partes y el argentino aterrizará pronto en la capital francesa.
Mbappé está más fuera que nunca del conjunto parisino y su salida en agosto es una realidad.
— Andrés Onrubia Ramos (@AndiOnrubia) August 6, 2021