Gazetari argjentinas lëshon deklaratën e fortë: Jo të gjithë janë fëmijët e Maradonës

schedule14:38 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 14:38 - 1 Dhjetor, 2020

Polemikat pas vdekjes së Diego Armando Maradonës vazhdojnë ende. Këtë herë bëhet fjalë për konfliket ligjore që priten të ndodhin shumë shpejt për trashëgiminë e tij, duke marë parasysh dhe numrin e fëmijëve apo dhe pasuritë që ish-numri 10 kishte.

Është gazetari argjentinas, Luis Ventura, i cili ka vendosur në qendër të vëmendjes këtë problem, madje ai ka lëshuar dhe disa deklarata “bombë”. Sipas tij janë shumë fëmijë që pretendojnë që janë të Maradonës, por e vërteta është krejt ndryshe.

 

“Pas vdekjes së Diegos dihej që do të kishte shumë polemika. Të gjithë do të flasin për të: mjekët, ish-partnerët e tij, fëmijët apo dhe avokatët. Një nga çështjet që po më çudit më shumë është ajo e fëmijëve.

Në fakt janë shumë fëmijë që duan të jenë të Maradonës. Gjithsesi ju duhet të shikoni se çfarë përcakton drejtësia”, deklaron gazetari duke iu referuar rasti të Santiago Larës, i cili pretendoi dikur se Maradona është babai i tij.

 

“Diego Jr nuk kishte ADN-në e Diego Maradonës, por ishte drejtësia italiane ajo që i dha atij mbiemrin pa nevojën e ADN-së. I njëjtë është dhe rasti i Janës, për të cilën vendosi drejtësia argjentinase, gjithashtu pa ADN.

Santiago nuk mund të jetë i Maradonës, por për ligjin është. Në procesin gjyqësor kur të shpërndahet trashëgimia mund të ketë një kërkesë nga ai. Diegos nuk do t’i vinte mirë, madje ai vdiq i trishtuar”, përfundon Ventura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!