Pas tragjedisë shqiptare të ndodhur në Bullgari ku ndërruan jetë 45 persona që ndodheshin një autobus që po kthehej nga Turqia, gazetari Enver Robelli duke marrë shkas edhe nga ajo që ndodhi pak muaj më parë në Kroaci dhe më pas në spitalin COVID të Tetovës shprehet se këto ngjarje nuk janë të rastësishme.
“Këto tragjedi nuk janë të rastësishme. Rreth 50 të vdekur në një aksident autobusi në Bullgari, me gjasë shumica shqiptarë. Dhe shtrohet pyetja: a është rastësi edhe kjo fatkeqësi? A ishte rastësi aksidenti në Kroaci gjatë verës, ku vdiqën 10 shqiptarë? A ishte rastësi djegia e spitalit të Covid-19 në Tetovë?” shkruan Robelli./ Abcnews.al