Gazetarët palestinezë që mbulojnë luftën në Gaza fitojnë çmimin e UNESCO-s për lirinë e shtypit

schedule11:03 - 3 Maj, 2024

schedule 11:03 - 3 Maj, 2024

Gazetarët palestinezë fituan ‘’Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit’’ të UNESCO-s 2024 në Kili, për shkak të mbulimit të luftës në Gaza.

“Në këto kohë errësire dhe dëshpërimi, ne dëshirojmë të ndajmë një mesazh të fortë solidariteti dhe njohjeje për ata gazetarë palestinezë që po mbulojnë këtë krizë në rrethana kaq dramatike”, tha presidenti i jurisë, Mauricio Ëeibel.

“Si njerëzim, ne i detyrohemi një borxh të madh guximit dhe angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes”, shtoi ai.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha se çmimi nderonte guximin e gazetarëve në rrethana të vështira dhe të rrezikshme’.

“Përsëri këtë vit, çmimi na kujton rëndësinë e veprimit kolektiv për të siguruar që gazetarët në mbarë botën të mund të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre thelbësore të raportimit dhe hetimit”, theksoi ajo.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në Nju Jork, të paktën 97 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e më shumë se 35 000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!