“Gazetarë lufte”, Balla dhe Gorani: Kosova në ish-Jugosllavi e Shqipëria nën Diktaturë, viktima e parë e lirisë

schedule21:40 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 21:40 - 17 Dhjetor, 2021

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Tiranë Prishtinë- ku gabuam” në Abc, dy të ftuarit publicisti Dukagjin Gorani dhe gazetari Sokol Balla kanë rrëfyer si i kanë parë dhe përjetuar periudhën e gazetarisë kur Kosova ishte në ish-Jugosllavi dhe kur Shqipëria ishte nën regjimin Komunist.

Diskutimi në “Tiranë- Prishtinë, ku gabuam:

Baton Haxhiu: Ata kanë jetuar me 2 botërat e jetës tonë shqiptare, ajo është një që e kemi përjetuar në ish-jugosllavi në kohën e Titos kur Kosova ka qenë brenda saj dhe Sokol Balla pjesë e shtetit shqiptar brenda Komunizmit të Shqipërisë. Si i kanë përjetuar ato periudha dhe si dukej gazetaria atëherë?

Dukagjin Gorani:  Jugosllavia ka qenë një shoqëri primitive, politikisht e dhunshme. Jugosllavia ka qenë një vend i një kulture primitive. Tashti si i ri e ndërtoje bindjen se gjithçka matanë Jugosllavisë është e vlefshme, e gjithçka brenda primitivizëm. Mundësia e njerëzve si ne që kemi jetuar në Jugosllavi na ka krijua përshtypjen se jetojmë në një vend iluzional dhe prekja e themeleve të iluzionit nënkuptonte dhunën. Shqiptarët e kanë pasur një problem strukturorë me atë kulture duke qenë se Jugosllavia ka qenë kulturë sllave dhe brenda asaj kulture ka qenë më e vështirë me u gjet. Që mund të jetosh në jugosllavi duhej të imitoje Jugosllavinë, s’kanë qenë vetëm shqiptarët në vështirësi me imituar Jugosllavinë kanë qenë edhe popuj të tjerë.

Sokol Balla: Kanali i 2 i Beogradit ditarin e orës 19:00  kishte nga televizione të ndryshme, njëherë e kishte Beogradi, Zagrebi, Lubjana, në mos gaboj ditë të premte e ka pasur radio televizioni i Prishtinës. Hera e parë kur kuptova atë që thotë Duki ishte realitet artificial i mbajtur me dhunë.  Në fund të viteve 80 kuptoja se linja editoriale dukej sikur ishte më agresive. Raportonin më shumë kundër Shqipërisë.

Dukagjin Gorani: Qëllimi i asaj gazetarie ka qenë i qartë. Angazhimi im ka qenë periudhë interesante edhe pse s’e kemi zgjedhur atë periudhë kemi rastisur të shndërrohemi gazetarë të luftës. Unë mendoj që fjala e lirë i ka rënë shumë rëndë shqiptarëve. Liria ka qenë fenomen i cili është shpërfaq në mënyrë të papritur në shoqëri dhe liria gjithmonë shpërfaqet si egërsi. Liria është një forma e përbindëshit dhe shoqëria e mësuar me një rregull shoqëror të bazuar në diktaturë, pra shoqëria shqiptare s’e ka ditur që me ardhjen e lirisë viktima e parë është rendi shoqëror, shpërbëhet shoqëria.

Sokol Balla: Shoqëria shqiptare dha prova që s’e përballoi mirë lirinë.  Marsi i 81 ka qenë momenti i parë dhe i fundit kur mediet pamfletiste të Tiranës u kthyen në medie raportuese. Për herë të parë në historinë e RTSH Komunist në Prishtinë u dërgua një ekip që ndoqën protestat e Kosovës. Ka pasur gazetar dhe operator, unë di dhe emrin e operatorit, disa prej gazetave të tij rezultuan të djegura… Për herë të parë mediet shqiptare patën një fokus raportues, ato foto që kanë dalë në transmetim janë produkt i TVSH. /abcnews.al