Rret 3,000 palestinezë janë vrarë në Gaza në pothuajse 350 incidente të veçanta gjatë 17 ditëve të para të luftës, hapi i parë në një raport që synon identifikimin e çdo civili të vrarë gjatë fushatës ushtarake izraelite.
Megjithëse 2,993 viktimat e përmendura janë një pjesë e numrit të përgjithshëm të viktimave prej 39,000 të cituar nga ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza.
Airwars ishte në gjendje të emëronte 65 persona të vrarë në atë që besohet se ishte një sulm ajror izraelit në një treg në kampin e refugjatëve Jabalia më 9 tetor. Hetuesit u mbështetën në një sërë raportesh, veçanërisht postimet në Facebook nga të afërmit dhe miqtë.
Fëmijët përfaqësonin grupin më të madh të vetëm të atyre që u regjistruan si të vrarë nga Airëars, me 1,129 ose 37.7%, ndërsa 28.4% ishin burra dhe 23.5% gra.
Grupi ishte gjithashtu në gjendje të vërtetonte më tej gati 75% të emrave të viktimave: 2,236 burra, gra dhe fëmijë.
/abcnews.al