Ushtria izraelite filloi një operacion tokësor për të pushtuar Qytetin e Gazës. Sipas mediave ndërkombëtare, tanket e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kanë hyrë në zemër të qytetit.
Pas javësh të tëra sulmesh ajrore në rritje në Qytetin e Gazës, përfshirë shembjen e një numri të madh ndërtesash të larta , duket se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë arritur synimin “për një pushtim tokësor në shkallë më të gjerë”.
Ushtria izraelite thotë se rreth 300,000 palestinezë janë larguar nga Qyteti i Gazës në javët e fundit. Ushtria u ka kërkuar të gjithëve në Qytetin e Gazës të evakuohen, por shumë mbeten në zonë nga frika se zonat e tjera në Rrip nuk janë më të sigurta.
The Israeli military has struck and destroyed a residential tower block in Gaza City – said to be the tallest building in the Gaza Strip.
Israel said the building was being used to hide “terrorist infrastructure”.
Latest world news: https://t.co/wB3vdQsaky pic.twitter.com/9fDyHP5Ykr
— Sky News (@SkyNews) September 15, 2025
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz theksoi vendosmërinë e Izraelit për të vazhduar sulmin e tij në Rripin e Gazës, pas bombardimeve të rënda gjatë natës nga ushtria e vendit të tij në Gaza dhe rrethinat e tij.
“Gaza po digjet. Ushtria po godet infrastrukturën terroriste me grusht të hekurt dhe ushtarët tanë po luftojnë me trimëri për të krijuar kushtet e nevojshme për lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit”, tha ministri nëpërmjet një reagimi në platformën X.

