Gaza, mbi 82 përqind e fëmijëve janë vaksinuar ndaj poliomielitit

schedule15:25 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:25 - 11 Shtator, 2024

Fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit arrin mbi 82 përqind të fëmijëve të cilët ishin të synuar në Rripin e Gazës, e cila prej 11 muajsh është nën sulmet e vazhdueshme izraelite. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Në një deklaratë për mediat, ministria tha se 527,776 fëmijë nën moshën 10 vjeç morën dozën e parë të vaksinës së poliomielitit në enklavën palestineze. Më tej shtoi se ekipet mjekësore po vazhdojnë përpjekjet e tyre ‘për të vazhduar fushatën e vaksinimit të poliomielitit pavarësisht agresionit të vazhdueshëm të Izraelit.

Faza e tretë dhe e fundit e fushatës filloi në Gazën veriore të martën për të vaksinuar rreth 14,000 fëmijë kundër poliomielitit. Faza e parë dhe e dytë e fushatës mbuloi Gazën qendrore dhe jugore.

Muajin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim humanitar shtatë-ditor për të lejuar vaksinimin e 640,000 fëmijëve në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!